Kukës, siguria ushqimore, vijojnë kontrollet intensive të AKU
Nga OraNews Përditësimi i fundit 6 Gusht 2013, 17:40
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit në Kukës ka nisur kontrollin e të gjitha supermarketeve dhe dyqaneve që tregëtojnë produkte ushqimore.Ky aksion është ndërmarë për evitimin e konsumimit të ushqimeve të skaduara, apo atyre që nuk tregëtohen në kushtet e duhura higjenike.Inspektorët e këtij autoriteti thonë se këto kontrolle do të vijojnë edhe në zonat rurale, aty ku ka informacione se produktet ushqimore mund të tregëtohen edhe nëse i'u ka kaluar afati i skadencës.Autoriteti i Kontrollit te Ushqimit ne Kukes gjate kesaj stine ka kryer nje vazhdimesi kontrollesh duke mbajtur nen trysni te gjitha subjeket tregetare, duke bere qe deri ne kete faze te kete eleminim te problemeve qe mund te konstatohen nga produktet ushqimore.