Pse duhet të pushojmë në Vlorë? Plazhet e paeksploruara të detit Jon

Vlora është një ndër qytetet që ka gjithmonë çfarë t'iu ofrojë pushuesve. Gjatësia e vijës bregdetare, bukuria e bregdetit,ushqim i mirë dhe i freskët, mundësi për të shfyrtëzuar jo vetëm plazhet, por edhe jetën e mbrëmjes dhe të natës, turizëm jo vetëm në bregdet, por edhe në mal, e bën Vlorën të ketë një ofertë turistike mjaft tërheqëse.Është interesante për t'u vizituar, por edhe vendi i duhur ku mund të kalosh disa ditë të këndshme çlodhjeje, shprehen vizitoret.Megjithate pavaresisht kesaj bukurie dhe relaksi, infrastuktura rrugore mbetet serish problem.Trafiku i renduar ku qarkullojne mbi 15 mije automjete ne dite duket se eshte kthyer ne bezdi per pushuesit.Gjithesesi ne Vlore dhe pergjate saj, kenaqesia dhe ngjarjet shkojne paralelisht, ku gjithnje bregdeti jonian le gjurme ne memorien e gjithkujt.