Elbasan, falimentojnë 256 biznese, kriza ekonomike mbyll subjektet tregëtare

Kriza ekonomike ka prekur edhe qytetin e Elbasanit, ku gjatë vitit 2013 kanë aplikuar për mbylljen e aktivitetit të tyre 256 biznese. Krahasuar me vitin 2012 në të njejtën periudhë, ka një rritje të numrit të bizneseve të mbyllura, pasi gjatë gjithë vitit numri ishte 460 te tilla.Kryesisht aktivitetet e mbyllura janë biznese shërbimesh, por edhe dyqane veshjesh e produktesh të ndryshme. Shpenzimet dhe detyrimet qe kane keto subjekte nuk po mbulohen dot me te ardhurat qe fitojne apo xhiron qe kryejne, ç’ka sjell dhe mbylljen dhe falimentin e tyre.Nënkryetari i Bashkisë, Serafin Papa, pohon se gjatë këtij viti edhe pse janë hapur 125 biznese të reja, serish shifrat jane kundra punesimit te personave te ndryshem.Mbyllja e bizneseve sjell rritjen e numrit te papuneve dhe se bashku me kete fenomen rriten edhe problemet sociale te shume familjeve ne kete qytet.