Shehi: Mazhoranca e fortë me ide, jo numra. E majta po tjetërson premtimet lektorale

Një mazhorancë nuk është e fortë dhe solide opër shkak të numrave që ka në parlament, por për shkak të ideve dhe mbajtjes së premtime për qytetarët.Ndërsa paralajmëron një opozitë të fortë të bazuar në alternativa për qytetarët, një prej zërave të rëndësishëm në PD, madje ish drejtues i saj Tritan Shehu thotë se mazhoranca e re e majtë po përpiqet të krijojë idenë sikur Shqipëria në shtator fillon nga viti zero.Sipas tij të majtës pa marrë ende qeverisjen e vendit i mungojnë idetë dhe se premtimet bazë elektorale po tjetërsohen para qytetarëve.Ndërsa flet për qeverinë e re, Shehu thotë se edhe në kohën kur në koalicion me PD ishte LSI kishte një ndarje të ekipeve, por ishte Kryeministri ai që angazhohej për refmorma gjithëpërfshirës dhe e shmangte këtë ndarje.Tashmë është koha që prej shtatorit të fillojë organizimi i plotë i strukturave të PD me lidershipin e ri, analiza e humbjes së zgjedhjeve thotë Shehu ëhstë e domosdoshme në mënyrë që të vihen piketat për alternativën e PD për të ardhur në pushtet.