Presidenti i EPP-së uron Kryetarin e ri të PD-së: Shpresoj në bashkëpunim të frytshëm
Presidenti i EPP-së Wilfried Martens i ka dërguar një mesazh urimi, kryetarit të Partisë Demokratike Lulzim Basha. Në mesazhin e tij, Presidenti i Partisë Popullore Evropiane, organizata më e madhe politike në Evropë, me mbi 70 parti-anëtare nga 40 vende, ndër të tjera shkruan:“I dashur Kryetar,Dua t’u përgëzoj për zgjedhjen tuaj në postin e kryetarit të ri të Partisë Demokratike. Ju shpreh përgëzimet e mia më të thella dhe suksese në të ardhmen, në pozicionin tuaj të ri.Shpresoj në një bashkëpunim të frytshëm”.
Kreu i ri i PD ka marrë mesazh urimi edhenga Kryeministri i Hungarisë, njëherësh kryetar i FIDESZ, Viktor Orban. Në mesazhin e tij, ndër të tjera Kryeministri Orban shkruan:“I dashur z. Kryetar,Më lejoni t’u shpreh përgëzimet e mia, për zgjedhjen tuaj si Kryetar i Partisë Demokratike të Shqipërisë. Në emër të FIDESZ, më lejoni t’ju shpreh dëshirën time të sinqertë, në vazhdimësinë e bashkëpunimit të shkëlqyer mes dy partive tona, të cilat i kemi zhvilluar përgjatë viteve të fundit. Ju uroj shëndet dhe suksese në detyrën tuaj të lartë dhe me përgjegjësi”.