OSBE: Të konstituohen pa vonesë institucionet, presim bashkëpunim mes partive
Kryetari në detyrë i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, Robert Wilton, mirëpriti përfundimin e procesit zgjedhor në Shqipëri, që u shënua sot me shpalljen e rezultatit përfundimtar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.“Ne tani presim me dëshirë të bashkëpunojmë me parlamentin dhe qeverinë e re, që shpresoj se do të konstituohen pa vonesë, për ta shtyrë përpara axhendën e reformave të vendit dhe për të fuqizuar shtetin e së drejtës. Një demokraci funksionale – e cila ishte një aspiratë e shprehur nga qytetarët në votime – mund të arrihet vetëm me pjesëmarrjen dinamike të të gjitha partive të përfaqësuara në Kuvend”, tha Wilton.“Nxitja e marrëdhënieve mes një Kuvendi të fortë e transparent dhe zgjedhësve të tij është një ndër veprimtaritë thelbësore të OSBE-së në Shqipëri dhe ne do të punojmë ngushtësisht me Kryetarin dhe anëtarët e Kuvendit për ta mbështetur këtë proces”theksoi ai.Ai shtoi se Prezenca e OSBE-së do të vijojë të jetë aktive në punën e saj lidhur me zgjedhjet në vend, duke u bazuar, gjithashtu, edhe në gjetjet dhe rekomandimet e raportit të ardhshëm përfundimtar të Misionit të OSBE/ODIHR-it për Vëzhgimin e Zgjedhjeve.