Mat, mbyten në një gropë me ujë xhaxhai dhe nipi 14-vjeçar

Një fëmijë 14 vjeç dhe xhaxhai i tij janë mbytur sot në Mat pasi kanë rënë në një gropë me ujë.Ngjarja e rëndë është shënuar në Macukull të Matit ku 14-vjeçari kishte shkuar për tu larë por është mbytur. Në ndihmë i ka shkuar xhaxhai i tij Ramazan Bili por edhe ai nuk ka mundur dot të dalë i gjallë.Gropa e ujit prej 8 metrash ka thithur xhaxhain dhe nipin 14-vjeçar. Ne vendngjarje kane mberritur menjehere forcat e policise te cilet kane izoluar dhe gropen, duke bere te mundur me pas edhe nxjerrjen e trupave te dy viktimave.