Debitorët ndaj CEZ-it, Dollapi: Nesër afati i fundit për pagesat e energjisë
Institucionet debitore ndaj CEZ Shpërndarje kanë afat deri në 7 gusht për të kryer pagesat e tyre në të kundërt kompania do të marrë masa që shkojnë deri në ndërprejen e enegjisë elektrike.Deklarata e u bë nga administratori i kompanisë Sahit Dollapi nga Farka ku CEZ po kryen disa investime të rëndësishme në rrjetin e shpërndarjes.Dollapi gjatë fjalës së tij edhe njëherë garantoi se pavarësisht defekteve të fundit,furnizimi me energji është i garantuar. Ndërsa sfidë për kompaninë janë lidhjet e paligjshme ku aksionet për ndërprejen e tyre vazhdojnë në të gjithë territorin.Vetem pak ditë më parë kreu i "CEZ Shpërndarje" Dollapi, bëri të ditur nisjen e importit të energjisë nga ana e kompanisë në një vlerë prej 200 milionë kilovatorë për gushtin në mnyrë që të sigurohet enegjia.