Dëbimi i romëve, “Amnisty International”:Qeveria t'i strehojë urgjentisht
Amnisty International reagon ashpër për 37 familjet rome në Tiranë, të cilat rrezikojnë të mbeten pa strehim, pasi kërcënohen se do dëbohen nga banesat e tyre.Në një deklaratë të organizatës për mbrojtjen e të drejtave të njeriut theksohet familjet rome, po dëbohen me forcë, ndërsa nga ana tjetër autoritetet shqiptare nuk kanë marrë asnjë masë për stehimin e tyre. Organizata akuzon edhe pronarin që pretendon tokën ku jetojnë familjet romë, për të cilin thotë se nuk ka respektuar procedurat e përcaktuara në ligj"Rreth 37 familje rome në Shqipëri janë duke u kërcënuar me dëbim me forcë. Po ju merret toka ku ata jetojnë, ndërsa pronari që e pretendon atë nuk i ka respektuar procedurat e përcaktuara në ligj. Ndërkaq dhe autoritetet nuk kanë marrë masa për të siguruar ndonjë strehim alternativ për romët", thuhet në reagimin e Amnesty International.Pas institucionit të Avokatit të Popullit, organizata për mbrojtjen e të drejtave të njeriut është institucioni i dytë që reagon për çështjen e romëve.Pak ditë më parë, familjet rome që rrezikojnë të dëbohen, iu drejtuan avokatit të popullit, Igli Totozani, të cilit i bënë të ditur situatën. Nga ana e tij, Avokati i Popullit u bëri institucioneve që të ndjekin rrugën ligjore për zgjidhjen e kësaj çështjeje.