Përmet, vetëmbytet në lumë një 70-vjeçar, vuante nga depresioni
Nga OraNews Përditësimi i fundit 6 Gusht 2013, 10:32
Një 70-vjeçar i ka dhënë fund jetës sot, duke u vetëmbytur në lumin Vjosë në Përmet.Viktima është Jorgji Stefanidhi nga fshati Kamikol i cili e ka ndërmarrë aktin e rëndë në kushtet e depresionit.Sipas policisë, trupi i të moshuarit është gjetur poshtë urës së madhe në hyrje të qytetit të Përmetit.Mësohet se i moshuari ishte larguar nga banesa në orën 07:00 të mëngjesit, ndërkohë që bashkëshortja e tij kishte denoncuar në polici largimin e tij nga shtëpia.Me të marrë denoncimin forcat e policisë nisën kërkimet dhe rreth orës 09:30 u bë e mundur gjetja e trupit të pajetë të të moshuarit në ujërat e lumit Vjosë.