Elbasan, iu kapën 4 klandestinë në kamion, pranga shoferit malazez
Policia e Elbasanit ka arrestuar shoferin malazez I cili po transportonte me kamion 4 klandestinë pakistanezë.Burime nga policia bëjnë me dije se është arrestuar shtetasi malazez, Nebojsa Milosheviç pasi gjatë kontrollit në kamionin e tij u gjetën të fshehur 4 shtetas pakistanez, që kishin hyrë ilegalisht në territorin shqiptar.Sipas policisë, shoferi do ti merrte klandestinëve nga 500 euro secilit për ti çuar në Itali.Shpesh herë vendi ynë është shfytëzuar si vend tranzit për kalimin e shtetasve të huaj drejt vendeve Perëndimore.Vetëm tre ditë më parë, policia e Shkodrës ndaloi 14 shtetas somalezë të cilët kishin kaluar ilegalisht kufirin.Klandestinët, 10 meshkuj, 3 femra dhe 1 fëmijë u kapën në vendin e quajtur gryka e Shegës teksa po tentonin të kalonin ilegalisht kufirin për në Malin e Zi