KQZ vulos zgjedhjet e 23 qershorit, ndahen mandatet, 83 ASHE e 57 APMI
Mbi 300 mijë vota më shumë për koalicionin e majtë kanë hedhur në kutitë e votimit me 23 qershor qytetarët shqiptarë, krahasuar me koalicionin e djathtë. Pas 6 javësh proçesi zgjedhor, Komisioni -komisioni Qëndror i zgjedhjeve ka shpallur rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve, ku rezultoi që nga koalicioni i majtë, Partia Socialiste ka marrë 65 mandate deputeti, LSI 16 mandate deputeti, PBDNJ 1 mandat dhe Partia Kristian Demokrate 1 mandat deputeti. Nga koalicioni i djathtë Partia Demokratike 46 mandate deputeti, Partia Republikanë 5 mandate deputeti, Partia Drejtësi Integrim dhe Unitet 4 deputetë, Partia Demokristiane 1 deputet dhe Lëvizja për Zhvillim Kombëtar 1 deputet.Ja rezultatet përfundimtareQarku Berat, ASHE 6 mandate, APMI 2 mandateQarku Elbasan, ASHE 8 mandate, APMI 6 mandateQarku Fier, ASHE 11 mandate, APMI 5 mandateQarku Gjirokastër, ASHE 4 mandate, 1 mandatQarku Korçë, ASHE 7 mandate, APMI 5 mandateQarku Kukës ASHE 1 mandat, APMI 3 mandateQarku Lezhë, ASHE 3 mandate, APMI 4 mandateQarku Shkodër, ASHE 6 mandate, APMI 5 mandateQarku Tiranë, ASHE 19 mandate, APMI 13 mandateQarku Vlorë, ASHE 8 mandate, APMI 4 mandateMë herët përfaqësuesi ligjor i PS-së, Genci Gjonçaj ka kritikuar vonesën dhe proçedurën e ndjekur nga KQZ-ja .Ndërsa përfaqësuesi ligjor i PD-së, Ivi Kaso, akuzoi të majtën se ka bërë gjithçka për t'i bërë të pamundur funksionimin normal KQZ."Ne vijmë këtu sot pas përfundimit të gjatë të procesit zgjedhor. Sot është data 6 gusht dhe ne nuk e kemi shpallur ende rezultatin e zgjedhjeve të 23 qershorit duke nisur nga standartet europiane. Pra, jemi larg atyre, por më mirë vonë se kurrë. Bernard Show thotë se zgjedhjet janë një tmerr i moralit, një përballje e shpirtit të gjithkujt që përfshihet në proces, një luftë pa gjak. Në të vërtetë, KQZ-ja eci fillimisht në një proces me konsesus, për t’u përballur më pas me krizën, me ndarjen e zonave të administrimit, me rregulloren e brendshme të funksionimit të saj dhe më pas, kriza u thellua duke shkarkuar anëtarin e KQZ-së si në gjyqet e viteve para ’90. Këto veprime treguan se KQZ varej nga politika. Unë e kuptoj se KQZ-ja me katër anëtarë nuk është gjë e lehtë, të paktën për ju që ishit këtu, por gjithnjë ju kam kërkuar që zgjidhja të mos ishte vazhdimi i punës me kokëfortësi, por zgjidhja e problemit atje ku lindi, në Kuvend, me mjete që vetëm Kuvendi i ka në dispozicin por ju na refuzuat dhe bëtë që KQZ-ja të vazhdonte punë me katër anëtarë duke dëgjuar jo opozitën, por Partinë Demokratinë. Në përgjithesi dua të them se zgjedhjet ishin të mira, jo për meritë të KQZ-së, por të popullit shqiptar. Rezultati mund të dilte edhe më shpejt por KQZ-ja zbatoi vendimet e humbësit. Paligjshmëria u vu në dukje dhe u hodh poshtë nga Kolegji. Me shpërndarjen e mandateve, përsëri ju e zvarritët gjendjen, gjë që mori përgjigje sërish nga Kolegji Zgjedhor. U ndala vetëm në disa probleme kryesore, për të thënë se KQZ-ja nuk e justifikoi besimin e popullit për të qënë arbitër dhe çdo gjë në këtë proces i takon sovranit” tha Gjonçaj.“Falenderim në emër të subjektit që përfaqësoj për mundin dhe përpjekjen tuaj për një proces zgjedhor të standardeve” tha Kaso.Në këtë mënyrë pas një procesi të gjatë ankimor 140 deputetë të parlamentit shqiptar marrin mandatin e tyre në parlamentin e ri të shtatorit, ku mazhoranca e majtë ka 83 mandate, ndërsa opozita e djathtë ka 57 mandate deputeti.