FOTO/ Përplasje mes Mateos dhe çiftit Selin-Gimbo, merr fund miqësia mes tyre. Ja çfarë ka nxitur dyshimet

Tre nga personazhet më të komentuar të edicionit të pestë të “Big Brother VIP Albania”, Selin, Mateo dhe Gimbo, duket se i kanë dhënë fund miqësisë së tyre.

Ndonëse brenda shtëpisë së famshme ata nisën dhe krijuan një shoqëri shumë të mirë me njëri-tjetrin, gjithçka ka marrë një kthesë të papritur javë pas përfundimit të rrugëtimit të tyre televiziv.

Prishjen e këtij raporti e dëshmojnë më së miri veprimet e tyre të fundit në rrjetet sociale, të cilat kanë habitur jo pak fansat.

Fillimisht, ka qenë fituesja e këtij edicioni, Selin, ajo që ndërmori hapin e parë duke e hequr Mateon nga lista e ndjekësve në Instagram.

Pak më vonë, të njëjtin veprim e ka ndjekur edhe partneri i saj, Gimbo. Pas këtyre lëvizjeve, përgjigjja e Mateos ka qenë e menjëhershme dhe reciproke, duke i bërë “unfollow” të dyve.

Ndonëse nuk dihet me saktësi se çfarë ka ndodhur prapa kuintave për të çuar në këtë vendim, zanafilla e hatërmbetjes nisi publikisht gjatë puntatave të “Post BBVA”.

Gjatë emisionit, Mateo deklaroi hapur se, sipas tij, Selin nuk e meritonte fitoren pasi nuk kishte bërë lojë fituesi. Kjo deklaratë shkaktoi zhgënjim te Selin, e cila u shpreh mjaft e prekur, duke theksuar se nuk do ta priste kurrë një koment të tillë nga ai.