U-17/ Vora shpallet kampione e Superligës, mposht Partizanin
Nga OraNews Përditësimi i fundit 9 Maj 2026, 17:44
Vora U-17 është shpallur kampione e Superligës U-17, pas fitores 2-1 ndaj Partizanit U-17 në ndeshjen vendimtare të sezonit, të zhvilluar në fushën e skuadrës vorake këtë të shtunë.
Skuadra e Vorës kaloi në avantazh që në minutën e 9-të me golin e Cejkut, ndërsa Partizani riktheu baraspeshën në minutën e 65-të me Himallarin.
Kur ndeshja po shkonte drejt fundit, Caka realizoi golin vendimtar në minutën e 87-të, duke i dhënë Vorës fitoren dhe trofeun e kampionit.
