Olivia Culpo shtatzënë për herë të dytë! Modelja ndan lajmin me fansat në ditën e ditëlindjes së saj...
Modelja dhe ish-Miss Universe, Olivia Culpo, ka emocionuar ndjekësit pasi zbuloi se është në pritje të fëmijës së saj të dytë. Ajo e ndau lajmin e ëmbël në Instagram, pikërisht në ditën e saj të ditëlindjes, më 8 maj, duke e cilësuar atë si “dhuratën më të mirë” që mund të merrte.
Dhurata më e mirë e ditëlindjes. Foshnja #2 vjen së shpejti
-shkroi modelja krahas disa momenteve familjare që publikoi në rrjet.
Në fotot dhe videot e ndara me fansat, 34-vjeçarja shfaqet pranë bashkëshortit të saj, Christian McCaffrey, dhe vajzës së tyre të parë, Colette.
Në një prej imazheve familja shihet duke kaluar kohë në natyrë, ndërsa në një tjetër Culpo pozon me barkun e rrumbullakosur, duke konfirmuar pritjen e ëmbël.

Postimi përfshinte edhe pamje nga ultrazëri i foshnjës, duke prekur zemrat e shumë ndjekësve. e Pamja është shpërndarë me shpejtësi në rrjete sociale.
Historia e dashurisë mes Culpo dhe McCaffrey ka qenë shpesh në qendër të vëmendjes mediatike.
Çifti nisi lidhjen në vitin 2019, ndërsa sportisti i propozoi martesë gjatë një udhëtimi romantik në Utah në vitin 2023. Ata u martuan në qershor 2024 dhe vetëm një vit më vonë mirëpritën vajzën e tyre të parë.
Tani, familja e tyre po bëhet edhe më e madhe, ndërsa fansat kanë shpërthyer me urime për çiftin dhe kapitullin e ri që i pret, tashmë prindër të dy fëmijëve.
