“Na ishte një herë Dardha”, pika turistike në Korçë po humb shkëlqimin
E vendosur vetem 20 km larg nga qyteti Korçes, pika turistike e Dardhes mbetet nje nder destinacionet e preferuar te pushuesve dhe turisteve vendas apo te huaj.Por pavaresisht asaj se çfare te ofron apo se çfare mund te gjesh ne Dardhe, realiteti flet ndryshe. Fshati turistik i Dardhes dikur ka pasur nje infrastrukture per tu marre shembull.Rruget me kalldrem te nje stili te veçante ne sinkron me shtepite prej guri, tashme jane shkaterruar. Ky fond sipas banoreve eshte keqmenaxhuar nga ana e komunës dhe punimet pa cilesi po lene shije te hidhur tek vizitoret.Nje tjeter problematike per Dardhen eshte mungesa e ndriçimit ne rruget e saj. Fondi i dhene nga shteti parashikonte edhe vendosjen e ndriçimit ne te gjithe zonen, por dicka e tille nuk funksionon,nderkohe qe mungesa e konteniereve eshte shqetesimi i radhes.Ne vitet e fundit siç pohojne edhe banoret, Dardha rezulton te kete marre mjaft fonde per mirmbajtjen apo investimet ne te, por me ç’duket jane keqmenaxhuar nga ana e Komunes. Shume shpejt nese gjendja do te vijoje e tille me shume gjasa do te thuhet "Na ishte njehere fshati Dardhë".