Projekt për fëmijët në nevojë, 792 fëmijë me aftësi të kufizuar në Kukës

Këshilli i qarkut të Kukësit si dhe organizatat joqeveritare që operojnë në vend, kanë hartuar një strategji rajonale, 3 vjeçare, për t'iu ardhur në ndihmë fëmijëve me aftësi të kufizuara.Kjo strategji është hartuar nga Nënkomisioni për Personat me Aftësi të Kufizuara, i cili është ngritur dhe vënë në funksion per tu ardhur ne ndihme 792 femije me probleme qe ka ky qark.Ibsen Elezi, kryetari keshillit të qarkut Kukes si dhe Gonxhe Kandri, menaxhere e projektit, shprehen se kjo mbeshtetje eshte nje domosdoshmeri pasi numri i femijeve me aftesi te kufizuar eshte ne rritje.Personat me aftësi të kufizuar në qarkun e Kukësit privohen nga shumë të drejtat, duke bërë që ata të përjashtohen në mënyrë diskriminuese nga shoqëria. Sipas Observatorit për të drejtat e fëmijëve, shumë pak prej institucioneve kanë të ndërtuar infrastrukturtën e duhur per levijzen e tyre.Vetëm tek fëmijët, numërohen më shumë se 792 persona me aftësi të kufizuar ndërkohë që tek të rriturit numri arrin në 2220 te tille. Vetëm në bashkinë e Kukësit numërohen më shumë se 180 fëmijë, të cilët janë me aftësi të kufizuar.