Zguri: Parlamenti nuk ndryshon KQZ. Mazhoranca e re të zbatojë ligjet që ka votuar
Mazhoranca e re nuk mund të shkelë ligjin duke ndryshuar trupën e Komisionit Qëndror të zgjedhjeve, por mund të sjellë propozimet në KQZ për ta plotësuar atë. Anëtari i KQZ, Klement Zguri thotë se mazhoranca e re e majtë nuk mund ta nisë punën duke shkelur ligjin që miratoi vetë me konsensus në Parlament.Klement Zguri thotë gjithashtu se është e drejta e subjekteve politike të kërkojë transparencë dhe hetim të mëtejshëm politik për zgjedhjet e 23 qershorit. Duke folur për pretendimin e demokratëve për këtë proçes, Zguri thotë se ky hetim mund të bëhet pasi problematikave të hasura gjatë administrimit të proçesit zgjedhor.Ndërkaq Zguri thotë se KQZ pritet të mblidhet nga mesi i javës për të kaluar vendimin e shpërndarjes së mandateve që u realizua nga Kolegji Zgjedhor.Megjithëse e konsideron një vendim të Kolegjit në përputhje me ligjin, Zguri thotë se proçedura e ndjekur duke pranuar kërkesën ankimore para sesa KQZ të miratonte tabelat e rezultateve të qarqeve dhe të ishte në kushtet e pamundësisë për ndarjen e mandateve.