Takimi i Metës me Ministrat, Berisha: Përpara me dy qeveri!
Takimi i sotëm i kreut të LSI Ilir Meta me Ministrat e kësaj partie që do përfaqësohen në kabinetin qeveritar Rama, nuk ka kaluar jashtë vëmendjes së Kryeministrit ende në detyrë Sali Berisha. Por ndërsa për të njëtin lloj takimi të Ramës u thellua në analiza të Ministrave socialistë, kësaj herë ai ka qenë sipërfaqësor në komentin e tij.“Te dashur miq, sot ne seline e LSI-se, sipas shembullit te Piktorit te disa diteve me pare, u mblodh nen drejtimin e kryetarit te Parlamentit qeveria Meta. Ky eshte ndryshim! Perpara me dy qeveri!” shkruan Berisha në fb.Në këtë mënyrë jo vetëm është distancuar nga sulmet ndaj Ministrave të LSI, dy prej të cilëve ish Ministra të qeverisë së tij, por nuk lëshoi asnjë batudë në përgjigje të rekomandimit të ish aleatit qeveritar Meta për të ndryshuar destinacionin turistik nga deti në mal.Kreu i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta mbledhi sot në një takim për rreth 1 orë, 5 ministrat e kabinetit të ri qeverisës, nga radhët e LSI-së. Mësohet se ministrat e LSI kanë paraqitur idetë e tyre për dikasteret që do drejtojnë.Pak orë pas kësaj mbledhje vetë Ilir Meta ka mbajtur një konferencë për shtyp, ku ka shprehur mbështetjen e tij për qeverinë e re, ku padyshim edhe LSI do japë kontributin e saj. Edhe pse është kohë pushimesh, tha Meta, LSI punon për sfidat e reja që e presin.