Gjendet i mbytur 54-vjeçari, rezultonte i zhdukur prej ditës së djeshme

Identifikohet viktima e gjetur ditën e sotme në Liqenin e Shkodrës. Burime nga policia e Shkodrës bëjnë me dije se viktima është shtetasi Xhevat Shatzaj, 54 vjeç, banues i lagjes "Liria".54-vjeçari u gjet pa jetë ditën e sotme 10 m larg bregut të Liqenit të Shkodrës, pranë zonës së Shirokës.Sipas policisë ai ishte shpallur i zhdukur qe prej dites se djeshme, ndërsa shkaqet e vdekjes së 54-vjeçarit dyshohen të jenë natyrale.