FOTO/ “Moda është art”,mbahet Met Gala 2026, yjet parakalojnë në tapetin e kuq
Met Gala 2026 është mbajtur mbrëmjen e djeshme në Metropolitan Museum of Art, duke rikthyer edhe një herë vëmendjen globale tek eventi, i cili konsiderohet si nata më e rëndësishme e modës në botë.

Në fokus të këtij edicioni, ishte tema nën titullin “Costume Art”, një qasje që e vendos modën në një marrëdhënie të drejtpërdrejtë me artin. Ekspozita përkatëse, do të jetë e hapur për publikun nga 10 maji I këtij viti deri më 10 janar 2027.Në esencën e saj, tema trajton mënyrën se si trupi, veçanërisht ai femëror është veshur në bazë të interpretimeve të larmishme ndër shekuj, duke lënë mundësi të shumta kombinimesh.

Veshje me objekte të ndryshme arti përfshijnë një periudhë prej rreth pesë mijë vitesh. Nha këtu yjet e që do të parakalojnë në tapetin e kuq para fotografëve kanë zgjedhur secili periudhën që e ka përfaqësuar më mirë.
E kuruar në galeritë e reja Condé M. Nast, ekspozita organizohet në disa seksione tematike që eksplorojnë forma të ndryshme të trupit nga ai klasik dhe i zhveshur, deri te përfaqësime më pak të trajtuara, si shtatzënia apo procesi i plakjes.

Mbrëmja pritet të sjellë një spektakël unik në tapetin e kuq, ku moda dhe arti bashkohen në forma sa të guximshme, aq edhe inovative.
