Hoxha-thirrje eksponentëve të PS: Mos nxisni dhunën dhe ndërtimet pa leje

Inspektoriati Ndërtimor ka vijuar aksionin për prishjen e ndërtimeve pa leje në Tiranë. Sot ky aksion ka vijuar gjatë paradites me prishjen e një shtese pa leje në katin e sipërm të një pallati, në rrugën “Muzakët”, në Njësinë Bashkiake Nr. 9. Përveç prishjes se ndërtimeve pa leje aksioni i inspektoriatit dhe Policisë Bashkiake ka vijuar me sekuestrimin e betoniereve dhe objekteve të tjera që ndihmojnë në ndërtimin e objekteve pa leje në  Tiranë.“Ne po vijojmë aksionin, siç e ka konstatuar ai që ka qenë i interesuar për të ndjekur punën tonë të përditshme për të goditur çdo ndërtim pa leje në qytetin e Tiranës. Ky aksion do vijojë edhe në ditët e ardhshme deri sa edhe objekti i fundit do të goditet, i cili është ndërtuar pa leje brenda këtij territori. Ne kemi marrë listën e plotë të vetëdeklarimeve të bëra nga qytetarët e Tiranës këto muajt e fundit në bazë të ligjit të ri dhe do të vlerësojmë çdo rast të vetëdeklarimit për ta vendosur atë në kushtet e ligjshmërisë. Gjej rastin t’ju bëj thirrje këtyre firmave të cilat disponojnë betoniere, pompa apo mjete të tjera që ne do të zbatojmë ligjin dhe do të kalojmë në sekuestro të këtyre mjeteve. Ne do të konstatojmë këto mjete pranë objekteve që po ndërtohen pa leje” ka theksuar Hoxha.Drejtori i Inspektoriatit të Ndërtimit Florenc Hoxha ka përsëritur thirrjen e tij ndaj deputeteve dhe eksponentëve të lartë të Partisë Socialiste që të mos nxisin qytetarët për të ndërtuar pa leje.“Gjej rasti për t’i bërë thirrje disa deputeteve të Partisë Socialiste që të mos nxisin qytetarët për të ndërtuar pa leje. Gjithashtu u bëj thirrje këtyre individëve të mos nxisin qytetarë të caktuar  të ushtrojnë dhunë apo të mbrojnë individët që kanë ushtruar dhunë ndaj punonjësve të inspektoriatit gjatë kryerjes së detyrës shtetërore”tha Hoxha.Lidhur me dhunën e ushtruar një ditë më parë ndaj inspektorit të Inspektoriatit Ndërtimorë, Hoxha tha se menjëherë inspektoriati ka bërë kallëzimin përkatës në komisariatin Nr.4, ndaj personit që goditi me mjete të forta inspektorin.Lidhur me incidentin e djeshëm ka reaguar edhe Bashkia e Tiranës. Në një deklaratë të saj, Bashkia e Tiranës ka dënuar dhunën e ushtruar ndaj inspektorit të Inspektoriatit Ndërtimore Urbanisitik A.D.“Inspektori është dhunuar me mjete të forta gjë që është vërtetuar dhe nga ekspertiza mjeko-ligjore, ndërsa ishte në krye të detyrës, duke prishur një ndërtim pa leje” thekson Bashkia.Bashkia e Tiranës u bën  thirrje eksponentëve të PS të qëndrojnë larg akteve të dhunës dhe të mos i motivojnë ato. “ Asnjë presion politik nuk do ta ndalë punën e Bashkisë në mbrojtje të ligjit” përfundon deklarata e Bashkisë.