Kina” ndalon” zëvendësimin e punëtorëve nga AI, theksi në ruajtjen e stabilitetit ekonomik dhe social
Qeveria kineze ka ndërmarrë një hap të rëndësishëm për mbrojtjen e vendeve të punës, duke e bërë të paligjshme për kompanitë zëvendësimin e punëtorëve me sisteme të inteligjencës artificiale.
Sipas këtij vendimi, bizneset nuk do të lejohen të përdorin teknologjinë për të reduktuar stafin në mënyrë direkte, me synim kryesor ruajtjen e stabilitett ekonomik dhe social në vend. Autoritetet kanë vënë theksin se zhvillimi i inteligjencës artificiale duhet të shërbejë si mbështetje për punonjësit dhe jo si zëvendësim i tyre.
Vendimi ka ardhur në një kohë kur përdorimi i AI është rritur me shpejtësi në mbarë botën, duke nxitur debate të forta mbi të ardhmen e punësimit dhe ndikimin që teknologjia po “ushtron” në tregun e punës. Inteligjenca Artificiale ka ndarë “botën” e punës: nga njëra anë, po shkakton panik, tek shumë njerëz nga e frika e zëvendësimit me programe, nga ana tjetër po krijon një kërkesë në rritje për individë që dinë ta përdorin teknologjinë në shërbim të tyre, jo e anasjellta.
Kjo u vu re dhe në dy studime të kryera së fundmi, njëri nga zyra e kryetarit të Bashkisë së Londrës dhe tjetri i raportuar nga “Il Sole” në Itali, të cilët ofrojnë një pamje të saktë të këtij skenari kontradiktor, në të cilin e njëjta teknologji shihet si kërcë nim për miliona vende pune e nga ana tjetër po gjeneron mundësi të reja për ata që dinë ta shfrytëzojnë atë.
Pothuajse gjysma e fuqisë punëtore të Londrës punon në vende pune ku “AI” mund të transformojë disa nga aktivitetet e tyre. Kryeqyteti është më i ekspozuar se çdo rajon tjetër në Mbretërinë e Bashkuar: afërsisht 2.4 milionë njerëz punojnë në profesione të klasifikuara si “Profesione të ekspozuara ndaj “AI” gjeneruese”, ekuivalente me 46% të fuqisë punëtore të qytetit, krahasuar me një mesatare kombëtare prej 38%.
Zhvillimi i teknologjisë vijon të përparojë më hapa të mëdhenj, aftësia për ta përdorur atë me zgjuarsi, duke e vënë në shërbimin tënd do ruante balancat sociale dhe ekonomike kudo në botë.