Kërkoi urdhër mbrojtje, ish-truproja i Nanos vret bashkëshorten

Krimi brenda familjes duket se ka kapluar Tiranën. Pas ngjarjeve të pak ditëve më parë në Hekal dhe në "Kodrën e Priftit" ku bashkëshortët qëlluan për vdekje gratë e tyre, një ngjarje tjetër e rëndë ka tronditur kryeqytetin.Edmir Jazxhiu, 54 vjeç ka shkrehur pistoletën mbi gruan e tij Dallëndyshen, duke e lënë atë të vdekur në vend. Pas aktit makabër 54-vjeçari e ka drejtuar armën nga vetja, duke vrarë edhe vetën. Ngjarja e rëndë është shënuar në zonën e "Vasil Shantos", ku mësohet se çifti ka qënë vetëm në shtëpi dhe duket se këtë e ka shfrytëzuar edhe Edmir Jazxhiu.Ndërsa mësohet se çifti ishin prindër të dy fëmijve të një vajze dhe një djali, te cilët në momentin e krimit nuk kanë qenë në banesë. Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë, të cilat kanë kryer edhe verifikimet e para.Ata e kanë gjetur të vdekur çiftin, ku kanë nisur edhe hetimet për shkaqet. Nga të dhënat e para në vendngjarje, policia hedh dyshimet se krimi ka ndodhur për arsye ekonomike. Familja po përballej kohët e fundit me vështirësi ekonomike, duke qenë se burri nuk kishte një punë stabël,ndërsa Dallëndyshja ishte e papunë.Këto ishin edhe shkaqet që grindeshin shpeshherë bashkëshortet, por grindja e fundit ka rezultuar fatale për ta, ky 54- vjeçari Jazxhiu ka shkrehur fillimisht armën mbi gruan dhe më pas mbi veten.Krimi në familje po mer permasa të frikshme, por ajo që shqetëson më shumë në këtë fakt është se shumica e ngjarjeve kanë ndodhur në Tiranë, që njihet si pjesa me emancipuar e Shqipërisë.