Bilanc lufte nga aksidentet, që prej Janarit 175 viktima në rrugët e vendit
Aksidentet rrugore në Shqipëri po rriten në shifra tejet të frikshme dhe në shumicën e rasteve ato gjithmonë kanë marrë jetë njerëzish.Që prej Janarit të vitit 2013 në vendin tonë rregjistrohen rreth 175 persona të cilët kanë humbur jetën si pasojë e aksidenteve automobilistike. Zonat më të përfshira në aksidente janë akset rrugore të Elbasanit, Lezhës, Rrugës së Kombit ndërkohë që gjatë ditëve të fundit në këtë hartë është futur edhe qyteti i Korçës ku janë shënuar disa aksidente duke përfshirë këtu edhe Pogradecin.Në shumicën e rasteve aksidentet kanë ardhur si pasojë e mos respektimit të rregullave të qarkullimit rrugor. Kjo është një statistikë mjaft e frikshme duke patur parasysh që në Shqiperi numri i automjeteve shënohet 11 për 100 banorë.Shumica e personave të cilët kanë humbur jetën kanë qenë kryesisht drejtuesit e automjeteve por nuk kanë munguar edhe rastet në të cilat janë përfshirë edhe pasagjerët, kryesisht ata që lëvizin me furgona. Shpejtësia tej normave të lejuara,konsumim i pijeve alkolike por edhe drejtimi i automjeteve të prindërve nga ana e adoleshentëve kanë qenë rastet më të spikatura të shënuara në vendin tonë gjatë kësaj periudhe.Sezoni turistik në të cilin ndodhemi, pavarësisht shtimit të patrullave të policisë rrugore është shoqëruar me një numër të lartë aksidentesh të cilat kanë qenë prezente pothuajse në çdo aks apo autostradë të Shqipërisë.Kjo shifër alarmante flet qartë se policia rrugore duhet të jetë më efikase në masat e saj ndaj drejtuesve të automjeteve pavarësisht se në shumicën e rasteve përgjegjësia bie pikërisht mbi ta.Rrugët dytësore me dalje në autostrad por edhe mungesa e sinjalistikës në shumë akse rrugore përfshihen në faktorët të cilët kanë ndikuar në rritjen e numrit të aksidenteve rrugore dhe humbjen e jetës së rreth 175 personave.