Kreu i LSI-së Ilir Meta mbledh 5 ministrat e kabinetit të ri

Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim Ilir Meta ka mbledhur sot 5 ministrat e LSI-së në kabinetin e ri.Takimi është zhvilluar në selinë e LSI-së dhe kanë marrë pjesë Nasip Naço i cili u përzgjodh si ministër i drejtësisë, Edmond Haxhinasto si ministër i Transporteve, Klajda Gjosha, ministre e integrimit, Edmond Panariti, ministër i bujqësisë  dhe Lefter Koka, ministër i mjedisit.Në një prononcim të shkurtër për mediat, Edmond Panariti e cilësoi takimin si kontruktiv duke theksuar se e ka njohur kreun e LSI-së me programin e tij si ministër i bujqësisë.Tema kryesore e takimit mes kreut të LSI dhe ministrave të zgjedhur mendohet të ketë qënë objektivat e qeverisë së re.Një javë më parë, kryeministri i zgjedhur Edi Rama u takua me ministrat e Partisë Socialiste.