Burgaj: Ja qarqet problematike për kultivimin e lëndëve narkotike

4,5 milard euro është vlera e kanabisit që mbillet dhe tregtohet nga Shqipëria drejt vendeve europiane. Shifra marramendëse qe as nuk mund të imagjinohej është dhënë nga Guardia di Finanza italiane, e cila për javë të tëra ka monitoruar të gjitha zonat ku kultivohet bima e kanabisit. Sipas këtyre të dhënave sipërfaqa e mbjellë në Shqipëri llogaritet diku tek 4,5 ha, ndërsa Lazarati është i llogaritur veçmas duke qenë se sipërfaqa e mbjellë në këtë komunë është 319 ha.“Bashkëpunimi ndërkombëtar i afruar nga vendi ynë për monitorimin nga ajri të parcelave të drogës është një mundësi për të ndërprerë trafikun e drogës që për shkak të afërsisë së vendeve, mbërrin deri në Itali. Vetëm në një rast, imazhet e marra nga sateliteti mbi fshatin Lazarat, krahasuar me ato të avionit të Guardia-s mundësuan fotografimin e parcelave të këtij fshati siç nuk ishte bërë kurrë më pare. Ky volum tepër i madh të dhënash që u mblodh, mund të shfrytëzohet për kontrollin e atij territori. Një nga zonat më problematike për kultivimin e kanabisit mbetet Lazarati kuvlera e shitjes së saj mund të përfitohet 4.5 miliard euro” tha Drejtori i Repartit të Aviacionit të Guardia Di Finanza, Stefano Bastoni.Ndersa numri një i policisë së shtetit Hysni Burgaj gjatë një konferences së përbashkët për shtyp me Drejtorin e Repartit të Aviacionit të Guardia Di Finanza, Stefano Bastonin dhe me Zv/Ambasadorin Italian në Shqipëri, Giuseppe Berlendi, në fjalën e tij pranoi se gjatë këtij viti është rritur sipërfqa e mbjellë me bimën narkotike, kjo edhe për shakak të zgjedhjeve parlametare. Por Burgaj nga ana tjetër garantoi se Policia e Shtetit ka arritur të asgjësojë 108 plantacione nga 104 të evidentuar nga kontrollet ajrore."Operacioni drejtohet dhe mbështetet nga Italia duke ndikuar dukshëm në rritjen e cilësisë së punës së policisë shqiptare. Nga filmimet ajrore është bërë i mundur fotografimi i të gjitha parcelave në vend dhe zonat më problematike janë Vlora, Shkodra, Gjirokastra, Tirana dhe Durrësi. Kemi të bëjmë kryesisht me sipërfaqe të vogla, larg zonave të banimit dhe në zona të thella malore. Autorët në shumë raste janë shpërngulur nga vendbanimet e tyre. Janë asgjësuar 108 raste dhe janë proceduar 33 shtetas; 23 janë arrestuar dhe të tjerë janë në kërkim. Në këtë operacion, policia ka angazhuar forca të specializuara të mbështetura nga helikopterë. Kontrolli dhe krehja e zonave do vazhdojnë deri në shtator sëbashku me asgjësimin e parcelave. Lufta kundër kultivimit të bimëve narkotike do të vazhdojë deri në heqjen e plotë të Shqipërisë nga harta e kultimimit të tyre" tha Burgaj.Të dhënat e siguruara janë falë një punë dy mujore të Guardia di Financia, e cila i ka ardhur në ndihmë policisë shqiptare vetëm për t’i evidentuar parcelat,ndërsa i takon autoriteteve shqiptare të ndërhyjnë për shkatërrimin e plantacioneve.