Shkodër, makina përplaset me kamionin, vdesin burrë e grua, plagoset djali
Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e dy personave ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Shkodër-Lezhë.Ngjarja e rëndë është shënuar në vendin e quajtur Beltoj ku një benz me targa SH 9726 C është përplasur me një kamion me targa SH 35 82 E dhe për pasojë kanë gjetur vdekjen burrë e grua të cilët udhëtonin si pasagjerë në veturë dhe është plagosur shoferi.Një prej viktimave është identifikuar si Hysni Ibrahimi 67 vjeç dhe Maje Ibrahimi 64 vjeçe ndërkohë që është plagosur rëndë djali i tyre Dritan Ibrahimi i cili është dërguar me urgjencë në spitalin e Shkodrës.Dyshohet se shkak i aksidentit është dalja e gabuar nga një rrugë dytësore e kamionit i cili i ka ndërprere rrugën veturës me të cilën udhëtonte familja Brahimi.Policia ka shoqëruar drejtuesin e kamionit, shtetasin Sander Zalli, ndërsa po vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave në të cilat ndodhi aksidenti.Aksidentet rrugore vijojnë të përgjakin rrugët e vendit. Në harkun kohor të 24 orëve kanë ndodhur 3 aksidente me pasojë vdekjen e 4 personave.Pasditen e djeshme në një aksident në aksin Korçë-Dishnicë, gjeti vdekjen një 26-vjeçari Gentian Beshiri i cili po udhëtonte drejt shtetit grek. Ndërsa mëngjesin e së djelës një person humbi jetën dhe dy të tjerë u plagosën si pasojë e një aksidenti në aksin rrugor Lezhë-Laç.Automjet tip ‘Citroen’ me targa AA789FM doli nga rruga dhe për pasojë gjeti vdekjen 23-vjeçari Blerim Bardhoku, ndërsa u plagosën dy shokët e tij 22-vjeçarë, Roland Bitri dhe Teodor Përlleshi.