Elbasan, kapen 4 klandestinë pakistanezë

Policia e Elbasanit ka ndalur 4 shtetas pakistanezë të cilët kishin hyrë ilegalisht në vendin tonë.Burime nga policia bëjnë me dije se 4 klandestinët kishin hyrë ilegalisht nga Kapshtica duke u fshehur në një kamion me targa turke i cili kishte si destinacion Malin e Zi.Mësohet, është shoqëruar drejtuesi i kamionit për t`u marrë në pyetje nga efektivët e policisë.Shpesh herë vendi ynë është shfytëzuar si vend tranzit për kalimin e shtetasve të huaj drejt vendeve Perëndimore.Vetëm tre ditë më parë, policia e Shkodrës ndaloi 14 shtetas somalezë të cilët kishin kaluar ilegalisht kufirin.Klandestinët, 10 meshkuj, 3 femra dhe 1 fëmijë u kapën në vendin e quajtur gryka e Shegës teksa po tentonin të kalonin ilegalisht kufirin për në Malin e Zi.