Malaj: Ekonomia sfida më e madhe e qeverisë “Rama”, auditimi nga KLSH
Kryefjala e premtimeve të PS përgjatë gjithë fushatës elektorale për heqje të taksave për biznesin e vogël sipas Malaj do jetë e vështirë, gati e pamundur për tu konkretizuar, pasi sipas tij mund të hiqet një taksë e caktuar, por ka një kufi ku shpenzimet duhen kufizuar.
“Qeveria do gjendet përballë presioneve për borxhin. Por kjo do ketë një shtrirje në kohë, nëse duam të vendosim rregull duhet të shohim cilat nga shpenzimet janë joefektive. Do duhet kohë e nevojshme, mund të hiqet një taksë e caktuar, por të ardhurat duhet mbledhur. Ka një kufi që shpenzimet duhen kufizuar” nënvizoi Malaj.
Deputeti Malaj u shpreh kundër idesë së Ramës për auditim ndërkombëtar, pasi sipas tij pasqyrimi për të dhënat në buxhet është e përcaktuar në Kushtetutë dhe organi competent për ta bërë diçka të tillë është KLSH.
“Vendi duhet të përballojë sfidat duke investuar në kapitalin e saj. Mund të ketë auditim ndërkombëtar, eksperiencat ndërkombëtare e përdorin, por për situata të caktuara. Sa i përket të dhënave në buxhet, janë një element që është përcaktuar në Kushtetutë, e ka KLSH. Kur flasim për auditim ndërkombëtar ëhstë e nevojshme të dimë për cfarë objekti do ta marrim dhe sa do jetë kostoja dhe relatisht është e vështirë. E njëjta gjë vlen dhe për INSTAT. Duhet të kuptojmë se sfidat e vendit tonë duhet të shtyhen drejt një investim te kapitalit njerëzor në vend. Sfidë e madhe psh është përzgjedhja e administratës publike” shtoi më tej ai.
Dhe pse është kthyer gati gati në mani politikbërja e aktorëve politikë përmes rrjeteve sociale, Malaj shprehet se fb apo rrjetet e tjera nuk sjellin rezultatet e duhura për çdo çështje.Në këtë mënyrë debatin e hapur nga Ministrat e rinj në rrjete e vlerëson si jo shumë të goditur, pasi sipas tij strategjitë afatgjata duhet të hartohen nga ekspertët.
“Përdorimi i rrjeteve sociale ka avantazhet e saj, por qëllimi që përdoret është jo i barabartë apo i dobishëm. Një nga problemet kryesore që do ketë vendi është transparenca ndaj publikut dhe baza mbi të cilat do të bëhen reformat. Përdorimi i fb për gjithcka nuk sjell rezultatet e duhura, duhen konsultime me ekspertët më të mirë për fusha të ndryshme në vend” deklaroi Malaj.
I pyetur rreth kompozimit të kabinetit qeveritar të majtë, Malaj tha se harmonizimi i përvojave me eksperiencën do të ishte një garanci më e madhe, por gjithcka do të varet nga mentaliteti dhe puna në ekip.
“Kolegët e PS janë atje, janë në forume, do jenë në grupin parlamentar. Janë ata që kanë detyrimin që të analizojnë për opsionet më të mira për të arritur sukses. Një harmonizim i përvojave me eksperiencën është një garanci më e madhe sigurisht. Por me rëndësi është që procesi brenda qeverisë në terësinë e saj në asnjë rast të mos nënvlerësojnë detyrimet ndaj vendit të saj në mënyrë që rritja eklonomike të demostrojë prosperitet për një pjsë sa më të madhe të popullësisë. Gjithcka do varet nga mentalitetit dhe puna në ekip, nuk duhen paragjykuar. Ministrat duhet të ndihen të përgjegjshëm për politikat sektoriale”theksoi deputeti Malaj.