Mat, priste dru me të birin, vetëpritet me motosharrë 60-vjeçari

Një 60-vjeçar ka mbetur i plagosur rëndë, ndërsa ka prerë veten aksidentalisht me motorsharrë. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në komunën Xibër të Matit, ku shtetasi Mehmet Kola ndërsa po priste dru me djalin e tij është vetëprerë me motorsharrë nga pjesa e shpatullës deri tek këmbët.60-vjeçari është transportuar me urgjencë drejt Spitalit Ushtarak të Tiranës për marrjen e ndihmës mjekësore. Në vendngjarje kanë mbërritur dhe uniformat blu, të cilët po hetojnë për zbardhjen e plotë të incidentit.