Aksident në Korçë, makina del nga rruga, humb jetën drejtuesi i mjetit

Një aksident rrugor me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar pasditen e sotme në Korçë. Ngjarja ka ndodhur në aksin Korçë-Dishnicë, ku një automjet me targa greke PIT6379 i cili po udhetonte drejt Greqise  ka humbur kontrollin duke dalë nga rruga dhe për pasojë ka mbetur i vdekur drejtuesi i makinës, shtetasi Gentian Beshiri, 26-vjeç.Përplasja e automjetit ka qenë shumë e fortë me bordurat anësore të rrugës, çfarë ka bërë të pamundur nxjerrjen e trupit të viktimës. Policia kërkoi ndihmën e zjarrfikësve për nxjerrjen e trupit të pajetë nga makina.Në momentin e aksidentin bashkë me 26 vjecarin ndodhej në makinë dhe daja i të riut,Ismail Gjini dhe nje femije, te cilet kane mbetur te plagosur.Ndërkaq uniformat blu kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.