Durrës, përleshje fizike mes dy personave,1 i vdekur

Një përleshje mes dy personave ka lënë si bilanc një viktimë në qytetin bregdetar të Durrësit. Ngjarja e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e Spitallës, ku raportohet se një person identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur ka gjetur vdekjen pas një përleshje me një tjetër person.Burime nga policia bëjnë me dije se dyshohet se ndaj viktimës është përdorur dhunë fizike, duke e goditur me grushte, goditje të cilat kanë rezultaur fatale duke i marrë dhe jetën.Nga ana e policisë kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të vdekjes si dhe identifikimin dhe kapjen e autorit të ngjarjes.