“Prani të policisë në plazhe”, reagimi i pushuesve pas masakrës në Vlorë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 4 Gusht 2013, 16:27
Autori i masakrës në një plazh të Vlorës, ku mbeten të vrarë 3 pushues të pafajshëm është tashmë në kërkim ndërkombëtar, ndërsa ngjarja ka lënë ende të frikësuar pushuesit. Ata kërkojnë prani të policisë përgjatë bregdetit, por edhe vendosjen e rojes bregdetare, sic ka qënë vite më parë.Vizitorë e turistë të cilët kanë preferuar të zgjedhin Vlorën si destinacion të pushimeve të tyre thonë se plazhet e Vlorës mbeten më të frekuentuarit, por ngrenë shqetesimin që ekziston në çdo plazh të vendit, mungesën e rojeve bregdetare.Në te gjithe vijen bregdetare joniane dhe jo vetem kullat e kontrollit per rojet civile ekzistojne, por ne asnje institucion apo Bashki nuk ka nje organizem qe te mare persiper te kete ne organike rojet bregdetare civile.