Vlorë, iftar në Sheshin e Flamurit nga deputeti i PDIU, Dashamir Tahiri
Nga OraNews Përditësimi i fundit 4 Gusht 2013, 16:18
Mbi 700 besimtarë myslimanë kanë qën pjesë e iftarit të shtruar nga deputeti i PDIU, Dashamir Tahiri, ne Sheshin e Flamurit në mbrëmjen e njohur si Nata e Kadrit. Tahiri është shprehur se komuniteti çam i përket besimit mysliman dhe në vite nuk e ka ndërruar besimin e tij pavarësisht genocidit që është kryer ndaj tyre.Drejtuesit e komunitetit mysliman kanë falenderuar Tahirin për mbështetjen që ky i fundit i ka dhënë këtij komuniteti në vite. Iftari i shtruar në Sheshin e Flamurit është kthyer tashmë në traditë, ku me qindra besimtare myslimanë bëhen pjesë e tij.