Nga katër, mbetën dy. Ja kush janë dy banorët më pak të votuar të finales

Rogerti ishte finalisti i parë që është eliminuar në finalen e madhe të Big Brother VIP 5.

Të ndarë në katër ambiente të ndryshme të shtëpisë, finalistët mësuan se kush prej tyre duhet të vazhdonte garën dhe cili prej tyre të vazhdonte.

Në dhomën e surprizave, Rogerti mësoi se ishte finalisti i parë që la shtëpinë.

Pasi u kthye në studion e BB VIP, Rogerti u shpreh i zhgënjyer nga ky eliminim.

“I katërti je dështim. I treti dështim, idyti ndoshta mirë. Ndërsa i pari merr lekët. Unë doja lekë. Lekët nuk i fitova. Hajde mirupafshim”, tha Rogerti.

E pas tij, Mateo ishte finalisti i radhës që lë shtëpinë e Big Brother VIP, duke e mbyllur kështu në vendin e tretë këtë edicion.

Ai ndodhej përballë Selin dhe Mirit, duke dalë kështu menjëherë pas Rogertit.

Mateo u bë pjesë e këtij edicioni në datën 3 janar dhe mori një pëlqim të madh nga publiku, që e çoi deri në finale.