Berisha: Relaks me këngë të vjetra "Hey kiss him goodbye!"
Ndërsa shijon plazhin e Dhërmiut si çdo vit, kryeministri Berisha këtë fundjavë ka ftuar adhuruesit e muzikës rock, që përveç dallgëve të detit e pushimeve në brigjet shqiptare, të shijojnë këngët e rockerit me origjinë shqiptare Paul Leka.Në një status në Facebook , kryeministri ndërsa shprehet për një të dielë relaksi shkruan se dita e tij ka nisur duke dëgjuar dy këngë të hershme rock të Paul Lekës, njëra "Greene Tambourine", një hit i madh dhe themeluese e muzikës bubblegum dhe tjetra, "Na na na hey hey hey kiss him goodbye", një nga hitet më të famshme në historinë e Rock and Roll, e cila u shndërrua dhe është dhe sot një himn botëror në ndeshjet e futbollit e që është përkthyer në shumë gjuhë të huaja.Ndërsa flet me konsideratë për këto këngë, në kohën që shijon pushimet kreu i qeverisë fton cilido mik të rrokut mund ti degjoje keto dy kenge dhe ne nje xhest krenarie per shqiptaro- amerikanin Paul Leka qe beri emer te madh ne muziken rock ti postoj ato tek te gjithe miqte e tij te rrokut ne FB.Ndërsa tregon se njeh legjendën e rrokut, Berisha kujton karrierën e rockerit Paul Leka i cili ka performuar në disa grupe të mirënjohura të rrokut.“Leka shkruajti dhe kompozoi, vetëm ose me koleg të tij, hite të famshme që kanë fituar çmime nga fundi i viteve 60 deri në Grammy të vitit 2013. Ai ishte producent i disa prej këngëve më të njohura të S. Wonder, G.Gaynor, K .Kristofersson, R.Cooligde etj” shkruan kryeministri.Për kryeministrin "Na na na hey hey hey kiss him goodbye" do mbetet dhe trashëgimia e tij e kulturore e pavdekshme.