Rruga Korçë-Ersekë, mungon sinjalistika, frikë nga grabitjet
Aksi rrugor që të çon për në qytetin e Ersekës prej vitesh ka qenë problematikë, si në drejtimin e gjerësisë së rrugës por mbi të gjitha për mungesën e theksuar të sinjalistikës rrugore. Ky aks rugor gjithmonë ka qenë pjesë e premtimeve të fushatave elektorale të çdo partie politike, ashtu siç ishte edhe në fushatën e fundit.Për këtë në hyrje të këtij aksi u vendos edhe një tabelë, e cila thoshte se punimet për zgjerimin dhe asfaltimin e kësaj rruge do të fillonin në muajin qershor, por diçka e tillë nuk ndodhi dhe as nuk po ndodh aktualisht.Drejtuesit e automjeteve që pershkruajnë këtë aks rrugor çdo ditë nga Korça në Ersekë shprehen mjaft të zhgënjyer, për më tepër ata thonë se rruga është mjaft e rrezikshme gjatë natës për shkak të mungesës së sinjalistikës rrugore e frikës së grabitjeve.Tabela në hyrje të rrugës sqaron se Fondi për rikonstruksionin e aksit Korçë-Ersekë kap shifrën e rreth dy miliardë lekë të vjetra ndërsa ka një gjatësi prej 40 km, megjithatë nuk dihet se ku ka shkuar ky fond, apo kur do të nisin punimet në një nga segmentet kombëtare që lidh jo vetëm Korçën me zonat e tjera por shërben edhe si nyjë mes Jugut dhe Juglindjes së vendit.I kontaktuar në telefon nga “Ora News”, drejtori i rrugëve në Korçë Gentian Pere nuk kofnrirmoi se kur mund të fillojne punimet. Ai ka deklaroi vetëm se fondi është miratuar dhe pritet ngritja e kantierit për fillimin e punimeve.