Gjirokastër, gjendet i vdekur pas 5 ditësh 83-vjeçari
Nga OraNews Përditësimi i fundit 4 Gusht 2013, 12:00
Një i moshuar është gjetur i pajetë mëngjesin e sotëm në Gjirokastër.83-vjeçari Sokrat Maçi nga fshati Hllomo i Gjirokastrës u gjend sot në një përrua teksa ishte duke mbledhur çaj.Dyshohet se i moshuari ka rrëshkitur nga ndonjë lartësi dhe ka rënë në përrua ndërkohë që policia e cila ka shkuar në vendngjarje po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.Trupi i pajetë i 83-vjeçarit është dërguar në morgun e spitalit të qytetit të Gjirokastrës ku do t`i bëhet edhe ekspertiza.83-vjeçari Sokrat Maçi rezultonte i zhdukur prej 5 ditësh derisa u gjet mëngjesin e sotëm i pajetë.