Heroizëm i një nëne: Hedh dy vajzat nga dritarja e katit të tretë për t’i shpëtuar nga flakët

Një nënë ka kryer një akt heroik duke hedhur dy vajzat e saj të vogla nga dritarja e katit të tretë për t’i shpëtuar nga një zjarr i fuqishëm që përfshiu apartamentin e tyre në shtetin e Georgia.

Tanasia Grant hodhi vajzat e saj, Alaya 4 vjeç dhe Autumn 5 vjeç, nga dritarja e shtëpisë që po digjej të dielën, më 12 prill. Pamjet e kamerave të policisë tregojnë momentin dramatik kur efektivët prisnin poshtë dhe kapnin fëmijët teksa ajo i ulte me kujdes për t’i shpëtuar nga flakët.

“Fëmijët e tu janë mirë. I kam fëmijët e tu”, dëgjohet një polic t’i thotë nënës pak çaste më vonë, duke e qetësuar pas momentit të tensionuar.

Sipas dëshmisë së saj, Grant u zgjua nga zjarri gjatë natës, ndërsa alarmet e ndërtesës nuk kishin rënë në punë. Fatmirësisht, pavarësisht situatës së rrezikshme, askush nuk pësoi lëndime serioze nga zjarri.