Truk i thjeshtë dhe ekologjik për të pastruar televizorët, laptopët dhe celularët

Ekranet moderne, qofshin ato të televizorëve smart, laptopëve apo celularëve, janë shumë të ndjeshëm ndaj gërvishtjeve dhe thyerjeve gjatë pastrimit.

Për këtë arsye, mënyra dhe produktet që përdorim janë të rëndësishme për t’i mbrojtur ato.

Një metodë e thjeshtë, ekonomike dhe ekologjike është përdorimi i ujit të distiluar dhe alkoolit izopropil.

Përgatitja e pastruesit është e lehtë, në një enë me spërkatës, përzieni sasi të barabarta të ujit të distiluar dhe alkoolit izopropil.

Për pastrimin e ekranit të televizorit ose laptopit, mjafton të lagni një leckë mikrofibër me këtë pastrues dhe të fshini ekranin nga poshtë lart, pa shtypur shumë.

Për celularët dhe tabletët, aplikoni një sasi më të vogël dhe pastroni më shpesh, sepse këto pajisje mbahen më shumë në dorë dhe grumbullojnë më shumë baktere.

Ky truk i thjeshtë ndihmon që ekranet të qëndrojnë të pastra, të mbrojtura dhe të dezinfektuara, pa rrezikun e gërvishtjeve apo dëmtimeve të tjera.