Luis Gustavo i gatshëm të largohet

Mesfushori brazilian, Luis Gustavo, i ka dhënë një sinjal të qartë Interit që të veprojë, pasi ka shprehur hapur gatishmërinë për t'u larguar nga Bayerni i Mynihut.26-vjeçari sezonin e kaluar kaloi një formë të jashtëzakonshme duke qenë pjesë e rëndësishme e fitores së trefisht me skuadrë e Hyeckens. Ardhja e Thiago Alcantarës është një arsye më shumë për ti dhënë lamtumirën e parakohshme klubit bavarez.Braziliani nuk po mund të zë vendin e Schweinit ose të Martinezit si mesfushorë i mbrojtës së Bayernit dhe si duket Gustavo po lëkundet shumë nga interesimi i Interit.Ai është shprehur se është shumë i lumtur që është pjesë e Bayernit, por njëkohësisht lë të hapur gjithçka në rast të një oferte të mirë të ardhur nga ndonjë klub.Agjenti i tij nga ana tjetër duke komentuar mbi interesimin e Interit, ka thënë se një largim drejt "San Siros" është i mundur nëse Gustavo dëshiron që gjithsesi të jetë pjesë e Botërorit 2014 në Brazil.Luis Gustavo u transferua nga Hofenhaim në sezonin 2010-2011 ku edhe shkëlqente. Me Bayernin ai ka luajtur 100 ndeshje duke shënuar vetëm 4 gola, por ai është një mesfushor shumë luftarak dhe që e ndihmon shumë ekipin e tij.