FOTO/ Publikohet imazhi i parë i Michael Fassbender si Joe Kennedy i Vjetër në serialin e ri të Netflix

Netflix ka publikuar imazhin e parë të Michael Fassbender në rolin e Joe Kennedy i Vjetër në serialin e tij të ardhshëm.

Përkrah aktorit të nominuar për Oscar, do të shfaqen edhe Laura Donnelly si Rose Kennedy, Nick Robinson si Joe Kennedy Jr. dhe Joshua Malnick si Jack Kennedy.

Në kastin e serialit janë gjithashtu: Ben Miles si Eddie Moore, Lydia Peckham si Rosemary Kennedy, Sora Lightfoot-Leon si Kick Kennedy, Cole Doman si Lem Billings dhe Imogen Poots si Gloria Swanson.

Seriali “Kennedy” bazohet në librin JFK: Coming of Age in the American Century, 1917-1956 nga Frederick Logevall dhe, sipas përshkrimit zyrtar, “zbërthen jetën personale, dashuritë, përplasje dhe tragjeditë që formuan dinastinë më ikonike të historisë moderne dhe ndikuan në formimin e botës siç e njohim sot.

Duke filluar nga vitet 1930, sezoni i parë tregon ngritjen e paparashikuar të Joe dhe Rose Kennedy dhe nëntë fëmijëve të tyre, përfshirë djalin e tyre të dytë revolucionar, Jack, i cili përpiqet të dalë nga hije e vëllait të madh ‘të artë’.”

Projekti përshkruhet si një version amerikan i “The Crown”, me tregimin që nis shumë para se një anëtar i familjes Kennedy të vendoset në Shtëpinë e Bardhë.