Prezantohet Higuain: Jam këtu për të fituar kampionatin

Pas xhiros në fushën e blertë të San Paolos, Gonzalo Higuain më në fund ka bërë edhe prezantimin zyrtar me klubin e ri të Napolit. Argjentinasi do të mbaj mbi shpinë numrin 9-të për të cilin shprehet shumë i kënaqur i angazhuar për të bërë gjëra sa më të mira më skuadrën e re. Ai u shpreh se ai që e bindi për të ardhur te Napoli është presidenti Aurelio de Laurentis, ndaj të cilit ka një vlerësim të madh dhe premton se do t'ja shpërblej me fitimin e titullit kampion."Këtu kam gjetur një projekt të rëndësishëm dhe një ekip i madh," shpjegon El  Pipita ,që preferoi të mos ta krahasonin me Cavanin .Argjentinasi i fundit që i ka dhuruar një titull Napolit është Maradona, Higuain shpreson që të ece në gjurmët e tij, ndërsa si rival kryesor shikon Juventusin që ngelet pretendeti për titull.Argjentinasi u shprehi kënaqur nga pritja e tifozëve në San Paolo. Higuain ka qenë edhe në orbitën e Juventusit dhe Arsenalit por në fund zgjodhi të transferohej të napolitanët. Biseda me miqtë duket se e ka bindur sulmuesin argjentinas të zgjedh Napolin si një vend me tifoz të mrekullueshëm.25-vjeçari u transferua për shifrën e 37 milionë euro plus 3 bonus nga galaktikët. Tek Reali i Madridit ai zhvilloi plotë 7 sezone ku viti më i mirë ishte sezoni 2009-2010 ku realizoi edhe 29 gola. Me "Los Blancos" ai ka realizuar 122 gola gjithsej ndërsa ngelet të shohim edhe përshtatjen e tij në kampionatin Italian, ku mbrojtësi janë shumë më të ashpër.