Steve Nash viziton Interin

Në kampin stërvitor të New Jersey ku ndodhet për turneun "Guinness International Champions Cup", Interi priti një vizitor të veçantë. Bëhet fjalë për basketbollistin kanadez të NBA, Steve Nash, i cili u stërvit me lojtarët e drejtuar nga Valter Mazzarri. Organizatori i Los Angeles Lakers, njëkohësisht edhe një tifoz i skuadrës zikaltër, nuk i shpëtoi syrit të trajnerit italian, i cili e këshilloi disa herë për lëvizjet e tij në tapetin e gjelbër.Kanadezi u shpreh se ndihej i lumtur si fëmijë në ditën e krishlindjeve. Ai u shpreh se ka një pasion të vaçant për futbollin dhe stërvitja me Interin ishte një ëndërr. Steve Nash luajti për disa minuta me argjentinasin Cambiaso duke u argëtuar.Në vijim ai bën një krahasim mes lojës së basketbollit ku është një lider në parket dhe futbollit që do të mbetet pasioni i tij. Sipas tij kur luan basketboll shpesh herë ndjehet edhe nervoz ndërsa kur luan futbollin është diçka e paharrueshme veçanërisht kur ka lidhje me Interin.39-vjeçari i lindur në Johanesburg, e nisi karrierën në basketboll që në moshën 12-vjeçare pas eksperiencave të dështuara në hockey dhe futboll. Edhe pse në nivele amatore, ish lojtari më i mirë i sezonit 2004-2005 në NBA, ka marrë pjesë në disa ndeshje bamirësie.