Shkëlqen Isco, galaktikët mposhtin 3-1 La Galaxy

Reali i Madridit fiton takimin e parë në turneun Guiness International Cup duke mposhtur 3-1 La Galaxy. Ançeloti e nis me sukses aventurën në Amerikë, duke hedhur nga minuta e parë dy lojtarë Casemiro, Modriç dhe Isco. Ky i fundit duket se i jep një tjetër ritëm lojës së madrilenëve. Trajneri Italian provon të ringjallë edhe Kaka duke i dhënë liri të plotë në fushë.Braziliani dhe portugezi Ronaldo janë të liruar nga të gjitha detyrat mbrojtëse. U deshën vetëm 5 minuta që ish-sulmuesi i malagas, Isco të filloj spektaklin. Ai dhuron një top të bukur për Ronaldon që me një prekje të lehtë nxjerr Di Marian përballe portierit. Mesfushori portugez se ka të vështirë të kaloj edhe portierin për të shënuar golin e avantazhit. Partneriteti i Isco me Ronaldon duket se do të dhuroj shumë emocione këtë sezon, dukej sfiduar edhe dyshen Neymar-Messi.Në pjesën e dytë Ronaldo i lë postin e tij Benzema që i mjaftojnë vetëm 5 minuta për të realizuar golin e dytë nga një passim brilant i Isco-s. Miqtë reagojnë dhe gjejnë golin e  parë me anë të Villareal. Në minutën e 74 Di Maria shkëputet bukur nga e majta dhe jep një pasim të artë për Benzema që me portën gjysme të boshatisur e dërgon topin në rrjet. Nesër Reali Madridit do ët luaj ndaj Evertoit ndërsa La Galaxy kundër Juventusit.