Shpërthen Pogba: Dua të bëhem si Platini, Zidan dhe Trezegue
Paul Pogba është ambicioz. Mesfushori francez kërkon të ndjek gjurmët e bashkë-atdhetarëve të tij Platini, Zidan,Turam, Trezegue për tu kthyer në një legjend për "Zonjën e vjetër". 19-vjeçari tha se është shumë i lumtur që stërvitet me një lojtarë të jashtëzakonshëm si Pirlo, ndërsa shpreson që një ditë të bëj të njëtat gjëra.Pogba duket se është ambietuar edhe me jetën në Itali. Ai ka mësuar disa kënëgë italiane, i pëlqen ushqimi dhe klima shumë e mirë. Francezi nuk e mohon se atë e njohin të gjithë kur del në rrugët e qytetit për ndonjë shëtitje, stili i tij i flokëve e bën atë të dallohet lehtë. Ai përgëzoi edhe tifozët që sipas tij janë të mrekullueshëm.Lidhur me marrëdhënien me shokët e ekipit ai tha se ka zënë shoqëri të mirë me Pepe, Vuçiniç , Storari dhe Lichteiner. Pogba debutoi vjet me Juventusin duke impresionuar Antonio Conten dhe duke e futur në mendime në lidhje me futjen tij nga minuta e parë. Francezi shënoi 5 gola njëri më bukur se tjetri por përballe yjeve në mesfushë ai do ta ketë sërish të vështirë për të fituar një post në formacionin e parë edhe pse tashmë është edhe Kampion Bote me Francën e 20-vjeçarëve. Nëse Conte zgjedh të luaj me 5 mesfushor atëherë me siguri që Pogba do të jetë në fushë.