SHBA kërkon Donbasin, Irani refuzon paqen/ Demiraj: Konfliktet globale rrezikojnë përshkallëzim
Në një situatë të tensionuar ndërkombëtare, Shtetet e Bashkuara po i vendosin Ukrainës një kusht të fortë për arritjen e paqes: Kievi duhet t’i lëshojë Rusisë të gjithë rajonin lindor të Donbasit në këmbim të garancive të sigurisë. Lajmi u bë i ditur nga presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, i cili ka folur për presionin e administratës amerikane.
Ndërkohë, përpjekjet diplomatike mes SHBA-së dhe Iranit kanë dështuar, pasi Teherani ka refuzuar planin e paqes dhe ka kërkuar kontroll të plotë mbi ngushticën strategjike të Hormuzit. Koloneli Dritan Demiraj paralajmeron se pozicionet maksimaliste të të dyja palëve mund të çojnë në përshkallëzim të mëtejshëm të konflikteve globale.
Demiri gjithashtu vlerëson se përçarjet brenda aleancës euroatlantike, si sulmet verbale të ish-presidentit amerikan Donald Trump ndaj NATO-s, favorizojnë kundërshtarët si Rusia, Kina dhe Irani, duke vënë në pikëpyetje unitetin dhe stabilitetin ndërkombëtar.
"Lufta në Ukrainë hyn në vitin e katërt, duke u kthyer në konfliktin më të përgjakshëm në Europë që nga Lufta e Dytë Botërore, ndërsa situata në Lindjen e Mesme mbetet po ashtu e paqëndrueshme."
Ndiqni intervistën e plotë:
