Motrat Mustafa në zi, ndajnë lajmin për humbjen e babait
Një humbje e madhe ka prekur sot familjen e Motrave Mustafa.
Këngëtaret e njohura kanë njoftuar përmes rrjeteve sociale se babai i tyre është ndarë nga jeta në orët e para të mëngjesit, duke lënë pas dhimbje të thellë tek të afërmit dhe publiku që i ndjek prej vitesh.
Një prej motrave, Lule Mustafa, ka ndarë një mesazh prekës në Instagram, ku shpreh pikëllimin për këtë ndarje, duke theksuar se kujtimi i tij do të mbetet i gjallë përgjithmonë në zemrat e tyre. Ndërkohë, detajet për ceremoninë mortore pritet të bëhen publike në vijim.
Si pasojë e kësaj tragjedie familjare, artistet kanë pezulluar çdo angazhim profesional. Koncerti i planifikuar për këtë të shtunë, më 22 mars, në Graz është anuluar, ndërsa ato pritej të ngjiteshin në skenë së bashku me Faruk Hasanaj.
Motrat Mustafa kanë kërkuar mirëkuptimin e publikut në këtë periudhë të vështirë, duke falënderuar të gjithë për mbështetjen dhe mesazhet ngushëlluese.
Ngushëllime familjes Mustafa për këtë humbje të rëndë.
