"Skandali i Epstein është zbehur"/ Dua Lipa kritikon 'sfumimin' e viktimave në media për shkak të l*ftës në Lindjen e Mesme
Këngëtarja e njohur me origjinë shqiptare Dua Lipa, ka rikthyer edhe njëherë vëmendjen te skandali i dosjeve Epstein, i zbehur së fundi për shkak të luftës në Lindjen e Mesme.
Gjatë një episodi të fundit të podcastit të saj, ajo ka shprehur shqetësim për mënyrën se si mediat po e trajtojnë skandalin e Eptein, duke u shprehur se në shumicën e rasteve vëmendja po largohet nga viktimat.
Ylli i popit ka kririkuar gjuhën e raportimeve, duke u shprehur se kjo “u ka shërbyer për keq” viktimave, shumica prej të cilave të mitura.
Më tej Dua është ndalur edhe tek përqëndrimi i madh tek elementet sensacionalë, si përshkrimi i festave intime apo përfshirja e personazheve të njohur dhe theksoi se kjo gjë lë mënjanë faktin që bëhet fjalë për abuzim të pastër dhe trafikim të fëmijëve.
Komentet e Dua Lipës vijnë në një kohë kur diskutimi publik për dosjet e Epstein ka qenë kryesisht i fokusuar te emrat e famshëm të përfshirë dhe bashkëpunëtorja e tij, Ghislaine Maxwell.
Kujtojmë se artistja edhe më parë ka mbrojtur kauza humanitare si lufta në Gaza.

